Ballina Opinion Skandali i PD-së, ose kështu është kur PR e një partie e...

Skandali i PD-së, ose kështu është kur PR e një partie e mbulon kryetari i saj

80
0

Nga Mentor Kikia

Sulmi kriminal ndaj avokatit dhe pedagogut Sokol Mëngjesi u zbardh. Sipas policisë, ai kishte lidhje me profesionin e tij. Katër të rinj morën pjesë në sulm dhe njëri ishte porositës. Njëri nga agresorët dhe porositësi janë në qeli, deri në këtë orë kur po shkruhet ky reagim.

Çështja po hetohet ende dhe motivi është një histori bastardësh, e paprecdentë. Por nuk po analizoj këtë në këto pak rreshta. Ajo që është e qartë, është se sulmi nuk lidhej me çështjen që avokati kishte me kryetarin e Partisë Demokratike, Z.Berisha.

Kjo parti bëri sot një gabim të madh, në përmasat e një skandali. Një autogol, që në një shoqëri me kulturë demokratike do të kishte shumë pasoja. Ajo kishte me bollëk “lëndë të parë” për ta dënuar sulmin dhe për të bërë politike madje me këtë ngjarje. Por ajo nxitoi të konsiderojë menjëherë si motiv atë që lidhej me çështjen “Berisha” dhe i vuri emër porositësit, që ishte Edi Rama.

Po tani, a është e udhës që PD-ja, Z.Berisha dhe gjithë zinxhiri drejtuses i partitë të kërkojnë ndjesë publike për këtë akuzë?

Kjo nuk lidhet me raportin dhe detyrimin për të tërhequr akuzat ndaj Ramës, por me seriozitetin e një force politike, që pretendon të vijë në pushtet pas një viti.

Marrëdhënia me publikun e një force politike është hallka më e rëndësishme dhe nëse këtë detyrë do të bënte një profesionist, dhe jo vetë kryetari i partisë, atëherë kjo gafë nuk do të kishte ndodhur.

Profesionisti i komunikimit, apo PR, do ta dënonte sulmin me gjithë fjalorin e mundëshëm që të lejon etika, por do të priste hetimin për ti vënë emër autorit dhe motivit./Marrë nga facebook