Ballina Kronika Tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten me kallashnikov, policia arreston infermierin për armëmbajtje...

Tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten me kallashnikov, policia arreston infermierin për armëmbajtje pa leje

167
0

53-vjeçari, me profesion infermier, u arrestuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme”, njoftoi policia.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dje (28 maj) rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”.

Astrit Tota  plumbin e ka marrë mbi zemër, duke i kaluar tej për tej trupit, por pa i prekur asnjë organ jetësor.