Ballina Aktualitet Tentuan të vrisnin Alfred Gjokën dhe dy policë, dënohen me 118 vite...

Tentuan të vrisnin Alfred Gjokën dhe dy policë, dënohen me 118 vite burg katër ‘killerat’ me pagesë

85
0

Një grup prej 4 vrasesish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm është dënuar nga gjykata e Lezhes me 118 vite burg për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.

Sipas dosjes hetimore Ilir Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka.

Të tre personat, vrasës me pagesë janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij.

Në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur. Ndërsa i pandehuri tjetër Shpëtim Kraja akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj.

Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 28 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjinit. Hetimet ne lidhje me rastin nisen dy vite më parë nga prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ne bashkepunim me prokurorin e kurbinit Bardhyl Shehu.

Denimet
Ilirjan Feçi 30 vite burgim
Ibrahim Difaj 25 vite burgim
Robert Laçi 28 vite burgim
Shpëtim Kraja 35 vite burgim