Ballina Politika “500 subjekte në Lezhë penalizohen me 200 mijë lek gjoba”, Alfrida Marku:...

“500 subjekte në Lezhë penalizohen me 200 mijë lek gjoba”, Alfrida Marku: Është kurth i bashkisë për të mbuluar keqmenaxhimin financiar

49
0

Sekretarja për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin në PD, Alfrida Marku, shprehet se rreth 500 subjekte në qytetin e Lezhës janë penalizuar me 200 mijë lekë gjobë nga bashkia. Në një postim në Facebook, Marku thotë se “inspektorët taksave vendore pranë Bashkisë Lezhë nuk mund te sillen si gjobvënës, përkundrazi ata paguhen me taksat tona për tu shërbyer qytetarëve dhe bizneseve, për ti informuar, këshilluar, për të kryer inspektime në terren edhe jo për të plotësuar gjoba nga zyrat”.

Ajo më tej shton se ky është një kurth i bashkisë për të mbuluar keqmenaxhimin financiar.

POSTIMI I PLOTË

Rreth 500 subjekte, taksapagues të rregullt, janë penalizuar nga Bashkia Lezhë, pa të drejtë, me një gjobë prej 200 mijë lekë.

Çdo ditë qytetarët e Lezhës ankohen se paguajnë më shumë taksa e tarifa vendore krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit të kaluar, 12% më shumë vetëm tarifa e ujit të pijshëm, e tashmë Bashkia Lezhë gjobit edhe bizneset .

Inspektorët taksave vendore pranë Bashkisë Lezhë nuk mund te sillen si gjobvënës, përkundrazi ata paguhen me taksat tona për tu shërbyer qytetarëve dhe bizneseve, për ti informuar, këshilluar, për të kryer inspektime në terren edhe jo për të plotësuar gjoba nga zyrat.

Bashkia Lezhë e rënë në kurthin e propagandës, detyrohet të gjejë zgjidhje për të mbuluar keqmenaxhimin financiar dhe mosrealizimin e të ardhurave.

Bashkia Lezhë dhe Këshilli bashkiak duhet te marrin masa urgjente per te anulluar këto gjoba si dhe të rikthejë administratën në shërbim të qytetarëve dhe subjekteve.