Ballina Lifestyle Aktori i famshëm qëllon 20 herë me thikë ish-partneren, rrezikon burgim të...

Aktori i famshëm qëllon 20 herë me thikë ish-partneren, rrezikon burgim të përjetshëm

61
0

Aktori Nick Pascal u arrestua pasi goditi 20 herë me thikë ish-partneren e tij Ally Seehorn . Aktori i cili u shfaq në serialet si “Misteri i zjarrit” dhe ” Si e takova nënën tënde “, ka sulmuar ish-partneren e tij në shtëpinë e saj, ndërkohë që ajo kishte edhe masë mbrojtje ndaj tij.

Aktori po përballet me një akuzë të rëndë, pasi sipas urdhrit të arrestit e ka dhunuar, e ka rrahur brutalisht dhe në fund ka tentuar ta mbysë. Ally Seehorn përfundoi me prerje të shumta në qafë, krahë dhe bark. Në shtëpi, e ëma e gjeti të shtrirë në një pellg gjaku.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital dhe u shtrua në ICU, në gjendje kritike për jetën. Më në fund, ajo iu nënshtrua disa operacioneve. Nick Pascal u përpoq të largohej nga vendi për të shmangur arrestimin, por autoritetet arritën ta gjurmonin në pikën kufitare SHBA-Meksikë në Sierra Blanca.

Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, vjedhjes së një banese, ku ndodhej një person dhe plagosjes. Ai akuzohet edhe për “dëmtim të rëndë trupor viktimës në kushte të dhunës në familje ”. Pascual do të ekstradohet në Los Angeles, ku do të përballet me akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.