Ballina Politika Denoncimi i Ing. Azmer Duleviç: Drejtori i OST Shkodër ka 2 vite...

Denoncimi i Ing. Azmer Duleviç: Drejtori i OST Shkodër ka 2 vite në pension dhe i rionovohet kontrata e punës. Arsyeja, nuk gjendet një i ri!

20
0

Inxhinieri, Azmer Duleviç, denoncon rastin e paprecedent me drejtorin e Njësisë Operative Shkodër, pjesë e OST, i cili edhe pse ka dalë në pension, sërish i është rinovuar kontrata e punës në këtë institucion. Në postimin e tij në Facebook, Duleviç shprehet se kontrata është rinovuar dy herë me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të OST, Skerdi Drenova. Ndërkohë arsyeja e mbajtjes në punë të drejtorit pensionist është nga pamundësia për të gjetur një të ri që sipas inixhierit është një absurditet.

DENONCIMI i PLOTË

Edi Rama prezantoi planin për motivimin e administratës, por për cilën administrat e ka fjalën?!
Për drejtorat e OST që dalin në pension dhe vazhdojnë të paguhen, duke mos i lënë vend profesionistëve të rinj të punësohen?
Partia Demokratike denoncon rastin e drejtorit të Njësisë Operative Shkodër, pjesë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, i cili ka dalë në pension në vitin 2022 dhe i është rinovuar dy herë kontrata me firmën e Skerdi Drenovës, Drejtor i Përgjithshëm i OST.
Arsyetimi i rinovimit është absurd, nuk gjejmë dot të rinj për ti punësuar!
Cili i ri do preferonte të largohej për në emigrim, duke pasur në vendin e tij punësim me një pagë 1.4 milionë lekë në profesionin e tij?!
OST prej vitesh është kthyer në një vatër punësimi për militantët, duke larguar profesionistët nga radhët e saj dhe duke mos lënë asnjë hapësirë për profesionistët e rinj.
Partia Demokratike është dhe do të jetë pranë qytetarëve si dhe i mbështet ata të denoncojnë çdo padrejtësi, abuzim me pushtetin, nepotizmin dhe korrupsionin me paratë dhe pasuritë publike.