Ballina Rajoni Dodik: Në Srebrenicë nuk u vra askush, iniciativë për t’i ndryshuar emrin...

Dodik: Në Srebrenicë nuk u vra askush, iniciativë për t’i ndryshuar emrin kësaj komune

94
0

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik po i shtyn kufijtë e neverisë dhe primitivizmit të tij kur bëhet fjalë për fyerjen dhe poshtërimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Në televizionin serb Happy, Dodik se “më 11 korrik nuk ka pasur asnjë operacion në Srebrenicë, se askush nuk ka vdekur e nuk është vrarë dhe se ‘ata’ e përkujtojnë atë datë”, shkruan Klix.

“Kjo është arsyeja pse disa nga njerëzit tanë në Srebrenicë nisën një iniciativë për të ndryshuar emrin e komunës në mënyrë që ajo të mos quhet Srebrenicë, por t’i jepet një emër tjetër.

Ai shtoi gjithashtu se ”çdo kush që vdiq, vdiq jashtë Srebrenicës”.