Ballina Lifestyle Gruaja e Schumacher shet shtëpinë: Trajtimi kushton 7 milionë euro në vit

Gruaja e Schumacher shet shtëpinë: Trajtimi kushton 7 milionë euro në vit

39
0

Kanë kaluar 10 vjet që pas aksidentit të tmerrshëm që ish-piloti gjerman i Formula 1, Michael Schumacher pësoi në pistën e skive, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e panjohur që prej vitit 2013.

Së fundmi thuhet se gruaja e tij, Corinna ka shitur një tjetër shtëpi, sepse trajtimet e Schumacher kapin një vlerë prej 7 milionë euro në vit.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e tij shet objekte me vlerë dhe prona për kurimin e ish-pilotit.

Ajo para disa vitesh shiti rezidencën në liqenin e Gjenevës, në Zvicër dhe më pas avionin privat, një koleksion të çmuar orësh të Schumacher dhe një pronë në Norvegji.

Michael Schumacher është një nga legjendat e F1 që ka fituar shtatë tituj botërorë. Heroi gjerman fitoi gjithsej 91 gara për një periudhë që zgjati 21 vjet, me një pushim midis 2006 dhe 2010.