Ballina Aktualitet Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore

Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore

80
0

Nga Majlinda Perriu*

Përjashtim i kandidatit për të siguruar fitore pa garë në Universitetin e Elbasanit

Kush po e pengon të futet në fushatë zgjedhore kandidaten për postin e rektorit të universitetit të Elbasanit? Ajo çka po ndodh në këtë universitet që ka shqetësuar opinionin akademik dhe intelektual të qytetit, lidhet me pengesat për të shmangur nga gara për postin e Rektorit të këtij universitetit të kandidates Profesoreshës së nderuar Majlinda Perriu, duke mos e miratuar si Kandidate  me një vendim të paligjshëm të KIZ(Komisioni Institucional Zgjedhor) të këtij universiteti, Komision që i merr urdhërat direkt nga zv.rektorja nga Rektori aktual, për të favorizuar zv. rektoren e tij e cila kandidon për postin e rektorit, duke synuar të realizojnë formulën e riciklimit të njëri tjetrit.

Shkelja e parë: KIZ, ka tejkaluar kompetencat  duke dhënë vendime në shkelje të Ligjit të Arsimit të Lartë, Rregullores Zgjedhore të Universitetit(Kreu II, neni 6/g) ku citohet se “KIZ regjistron kandidatët për rektor…”, dhe jo gjykon kandidatët, duke marrë  rolin e gjykatës duke interpretuar edhe ligjet për institucionet e tjera jo universitare.

Kështu, me vendim  Nr. 12 të datës 26.05.2024 KIZ ka vendosur të mosmiratojë regjistrimin e kandidaturës për të marrë pjesë në zgjedhjet për postin e rektorit, të profesoreshës me një karrierë 25 vjeçare në fushën e arsimit Majlinda Perriu, pavarësisht përmbushjes nga ana e saj të të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në rregulloren e zgjedhjeve të universitetit.

Shkelja flagrante: në këtë vendim të KIZ thuhet se; aktualisht kandidatja ushtron detyrën e Prefektit të Qarkut, ndërkohë që është lehtësisht e vërtetueshme se me Vendim të Këshillit të Ministrave, znj. Majlinda Perriu është liruar nga ky pozicion më dt. 24.05.2024, VKM Nr. 314, pra 2 ditë përpara se të merrej vendimi i KIZ i datës 26 maj.

Është e pakonceptueshme dhe e papranueshme se si mund të merret ky vendim nga KIZ më 26.05.2024, datë kur Zj Majlinda Perriu nuk rezulton më në pozicionin e pretenduar nga vendimi i KIZ, gjë që tregon se jo vetëm nuk është bërë asnjë verifikim në këtë rast, por vendimi është marrë në mënyrë arbitrare, madje dhe pa kërkuar asnjë informacion sqarues nga kandidatja në fjalë. Ku e gjen guximin ky komision të shkelë Vendimet e Qeverisë dhe të vendosë padrejtësisht për skualifikimin e një pedagogeje me titullin akademik “Professor” që plotëson të gjitha kriteret.

Kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit, të instancave kompetente ligjzbatuese, për të hetuar dhe për të vënë para përgjegjësisë paligjshmërinë dhe shkeljet e të drejtës demokratike për zgjedhje të ndershme dhe të lira në universitetin e Elbasanit.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit të ngrijë procesin zgjedhor në universitetin e Elbasanit për postin e rektorit, deri në një interpretim juridik të bërë nga strukturat juridike të kësaj ministrie, kërkesë që duhej të ishtë bërë nga vetë universiteti i Elbasanit.

*Kanditate për rektore