Ballina Aktualitet “Kur mori Stafukën peng…” – Zhdukja mafioze, a u eleminua ai me...

“Kur mori Stafukën peng…” – Zhdukja mafioze, a u eleminua ai me bekimin e shokëve të tij?!

198
0

Prokuroria zbardhi një prej komunikimeve në SKY të Arben Ndokës, ku flasin për eliminimin e të vëllait, Aleksandrit.

Aty, del në dritë edhe ngjarja e eliminimit të Enver Stafukës.

Familjarët e tij, dyshojnë se u eliminua me bekimin e ish- shokëve, Durim dhe Valter Bamit të cilët i kanë akuzuar publikisht.

Kjo, shpjegon dhe implikimin e Naim Stafukës në këtë skenar.

“Këto janë dora o vëlla. Kështu janë kanë bërë edhe Milit. I kanë thënë bëjmë be andej këndej, e kur mori Stafukën peng, nxorri cdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, me e këput”.

“Stafuka ishte një personazh i cili kishte kryer shumë vepra penale.

Aakuzohej të paktën që mund të kishte kryer deri 31 vepra, jo të provuara, e pamundur të vendosëh gishtin në një vepër për të cilën u eliminua”, u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.

Në dosje, zbërthehen me qindra komunikime të Ndokës me lidhje nga zona të ndryshme ku flitet për eliminimin e vëllezërve Bami.

Blerim Abazi, konsiderohet një prej pikave kyçe për mbledhjen e informacionit.

Po ashtu, transkriptet zbardhin implikimin e shtetasit Arian Tuku, dhëndrit të Arben Ndokës.

Ai e këshillon që nipi i tij Samuel Ndoka të ketë kujdes sepse ka folur shumë për planin me Avdylët e Shijakut.

Informacioni ka mbërritur tek Shullazi dhe Ervis Martinaj.

Në fakt, të gjithë këta persona kanë qenë të interesuar për realizimin e planit.