Ballina Sport Mendilibar si Benitez, hyn në histori me statistikën e veçantë

Mendilibar si Benitez, hyn në histori me statistikën e veçantë

79
0

Dy kupa të ndryshme në dy sezone rresht, gjithmonë në kurriz të skuadrave italiane. Një vit më parë i mjaftuan 17 ndeshje për të çuar Sevillan drejt triumfit në Europa League, duke mundur Juventusin në gjysmëfinale dhe Romën në finale; kësaj radhe iu deshën 23 ndeshje për të udhëhequr Olimpiakosin në një arritje edhe më legjendare.

Jose Luis Mendilibar është heroi i Athinës, një trajner i aftë për të thyer mallkimin evropian të skuadrave greke: skuadra e Athinës fitoi dje Ligën e Konferencës, duke shkaktuar zhgënjim të madh te Vincenzo Italiano dhe Fiorentina, të cilët panë që ëndrra e tyre të shuhej menjëherë.

63-vjeçari nga Zaldibari hyn kështu në mitin e futbollit europian.

Vetëm bashkëkombësi i tij, Rafael Benitez, kishte arritur të fitonte dy trofe të ndryshëm në dy sezone radhazi: në vitin 2004 ai udhëhoqi Valencian për të fituar Kupën UEFA, ndërsa një vit më vonë e çoi Liverpoolin në krye të Evropës, duke fituar Champions League-n në finalen e paharrueshme të Stambollit.