Një 37-vjeçar ishte në kërkim prej 10 vjetësh, pasi ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë. Megjithatë ai lëvizte me makinë dhe dokumente të falsifikuara dhe vizitonte rregullisht familjen e tij në Zakynthos.
Ditët e tij të lirisë morën fund të martën, kur oficerët e sigurimit e gjetën në shtëpinë ku jeton familja e tij dhe e prangosën.
Gjatë kontrolleve që pasuan në banesë, në vendin ku 37-vjeçari fshihej prej dhjetë viteve të fundit, si dhe në automjetin që përdorte, u gjet një pistoletë. Janë sekuestruar dhe dhjetë gëzhoja të armëve të zjarrit të kalibri. 7.65 mm, një kartë identiteti e falsifikuar dhe një patentë shoferi e falsifikuar me të dhënat e një personi tjetër.
Shqiptari u dërgua në prokurorinë penale të Zakynthos, e cila ngriti një tjetër akuzë ndaj tij për shkelje të ligjit për armët dhe falsifikimin e certifikatave dhe urdhëroi burgosjen, ku do të vuajë dënimin me 6 vjet e tre muaj.