Ballina Aktualitet Policia me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, katër arrestohen, 16 në hetim...

Policia me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, katër arrestohen, 16 në hetim dhe mbi 3 mijë gjoba

20
0

Në një muaj Policia Rrugore e Shkodrës ka arrestuar katër drejtues mjetesh, ndërsa janë proceduar 16 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji janë vendosur 3433 masa administrative, të ndara konkretisht:

730 për parakalime të gabuara;
97 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
42 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
176 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
227 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
869 për parkime të gabuara;
16 për mungesë të polices së sigurimit;
29 për xhama të arresuar;
1247 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.