Ballina Kronika Shkodër/ Shisnin karta SIM me të dhëna false, të cilat përdoreshin nga...

Shkodër/ Shisnin karta SIM me të dhëna false, të cilat përdoreshin nga krimi, 2 persona në hetim

25
0

Dy të rinj nga Shkodra po hetohen në gjendje të lirë, pasi akuzohen se shisnin karta SIM tek persona me precedentë penalë duke mos i regjistruar të dhënat e tyre ose duke deklaruar informacione të rreme. 

Kartat që të rinjtë kanë shitur në të zezë, pa autorizim të kompanive që i disponojnë ato, dyshohet se janë përdorur nga persona të rrezikshëm për të komunikuar për veprimtari kriminale, kryesisht për drogë dhe mina me telekomandë.

“Këta 2 shtetas iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale’informoi sot policia e Shkodrës.

Policia sekuestroi 79 formularë për shitjen e kartave SIM me të dhëna të falsifikuara.  Sipas ligjit, çdo numër celulari, duhet të regjistrohet me të dhënat personale që e blen atë.

Në procedim penal për veprat penale “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” dhe  “Falsifikimi i dokumenteve”.’janë E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër.