Ballina Rajoni Vuçiç flet për luftë të madhe, Serbia kundër perëndimit, Daçiç provokon: Kosova,...

Vuçiç flet për luftë të madhe, Serbia kundër perëndimit, Daçiç provokon: Kosova, zemra jonë

77
0

Serbia i kthen shpinën perëndimit dhe provokon Kosovën. Ministri i brendshëm Ivica Daçiq, gjatë një tubimi elektoral akuzoi opozitën se do pranojë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë, pavarësinë e Prishtinës, anëtarësimin e Beogradit në NATO dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës.

“Ne e mendojmë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, pavarësisht se aty ka forca pushtuese. Zemra e Serbisë është Kosova dhe Republika Srpska, prandaj ne i mbrojmë. Kjo është arsyeja pse Presidenti Vuçiq ishte në krye të ekipit që luftoi heroikisht për t’i imponuar popullit serb një markë kolektive të gjenocidit. Ne nuk e pranojmë një dënim të tillë.”

Në tubimin për fushatën elektorale për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në kryeqytet ishte dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili vazhdoi shfaqjet teatrale me flamurin serb dhe paralajmëroi trazira globale.

“Kohë të vështira janë përpara gjithë botës. Ka gjithnjë e më pak njerëz racionalë dhe të përgjegjshëm. Sikur e gjithë bota është çmendur, të gjithë ëndërrojnë konflikte. Por unë ëndërroj paqen për të shpëtuar fëmijët, vajzat dhe gjyshet tona.”