Ballina Sport Bale tregon avantazhin që ka Reali ndaj Dortmundit

Bale tregon avantazhin që ka Reali ndaj Dortmundit

22
0

Ish-futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale, ka parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Bale, mes tjerash theksoi se do ta mbështesë ish-klubin e tij në këtë finale që do ta luajë kundër Borussia Dortmundit.

Unë ende e dua Real Madridin, ende i mbështes ata, ashtu siç bëja kur isha i ri! Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, u shpreh Bale.

“Unë pres plotësisht që Real Madrid të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve. Ata e kuptojnë presionin dhe e dinë se çfarë i presin, që është një plus i madh”.

Finalja do të zhvillohet në “Wembley”, duke nisur nga ora 21:00.