Ballina Lifestyle A e ka tradhtuar Tom Brady? Gisele Bündchen flet për herë të...

A e ka tradhtuar Tom Brady? Gisele Bündchen flet për herë të parë

0
35

Gisele Bündchen ka dhënë së fundmi një intervistë të re për “The New York Times” dhe ka mohuar që ajo të ketë tradhtuar ish-bashkëshortin e saj, nga i cili u nda pas 13 vitesh martesë në vitin 2022.

Pas divorcit, Bündchen kaloi në një marrëdhënie e re me trajnerin e saj jiu-jitsu, Joaquim Valente, gjë që i shtyu njerëzit të vënë në dyshim afatin kohor të ngjarjeve dhe, nga ana tjetër, besnikërinë e saj ndaj yllit të NFL-së.

“Kjo është diçka që u ndodh shumë grave që fajësohen kur kanë guximin të lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme dhe etiketohen si jobesnike”, vazhdoi Bündchen. “Ato duhet të merren me komunitetet e tyre. Ato duhet të merren me familjen e tyre.

Sigurisht që për mua, thjesht ndodh të përforcohem paksa. Askush nuk e di se çfarë ndodh midis dy njerëzve, vetëm dy personat në marrëdhënie”, theksoi ajo.

Modelja konfirmoi gjithashtu lidhjen me Valente, duke thënë, “Kjo është hera e parë që po shoh dikë që ishte miku i imi fillimisht. Është shumë ndryshe. Është shumë e sinqertë dhe shumë transparente”.