Ballina Kronika I shpallur në kërkim për ndërtimin e një objekti pa leje, 63-vjeçari...

I shpallur në kërkim për ndërtimin e një objekti pa leje, 63-vjeçari bie në pranga

33
0

Arrestohet në flagrancë një person dhe shoqërohet një tjetër i shpallur në kërkim në Fier. Mësohet se 54-vjeçari I.M është arrestuar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe si pasojë ka përplasur një automjet tjetër.

Një 63-vjeçar V.Rr i shpallur në kërkim nga komisariati i Himarës është shoqëruar në polici pasi ka ndërtuar pa leje në Borsh. Me rastet do të merret Prokuroria Fier.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin I. M., 54 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.      

Stacioni i Policisë Patos shoqëroi shtetasin V. Rr., 63 vjeç, banues në Patos, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Himarë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në fshatin Borsh. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Vlorë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.