Berat Gjimshiti, Amir Abrashi, Taulant Seferi dhe Qazim Laçi nuk ishin të pranishëm në seancën e djeshme stërvitore që Kombëtarja shqiptare zhvilloi në Tiranë.Të katërt lojtarët do të bashkohen me skuadrën në Austri, pasi janë ende në aktivitet. Ndërkohë edhe Elhan Kastrati, portieri i tretë s’është stërvitur, pasi po kalon një gjendje gripale. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi normalisht seancën stërvitore, e cila zgjati rreth 1 orë e gjysmë.