Ballina Kosovë Kurti takim ‘kokë më kokë’ me Erdogan dhe Fidan, zbardhen diskutimet

Kurti takim ‘kokë më kokë’ me Erdogan dhe Fidan, zbardhen diskutimet

24
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ka udhëtuar mbrëmjen e shkuar drejt Turqisë. Bëhet me dije se në Ankara, Kurti do të mirëpritet nga Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kurti po ashtu do të ketë takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. Vizita e Kurtit në Turqi do të vijojë me udhëtimin drejt Stambollit ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.