Ballina Kulturë Obelisk në Lushnje në nder të kardinalit Dom Mikel Koliqi, në vendin...

Obelisk në Lushnje në nder të kardinalit Dom Mikel Koliqi, në vendin ku vuajti internimin në diktaturë!

26
0

Në fshatin Gjazë të Lushnjës u vendos obelisku memorial kushtuar kardinalit të parë shqiptar, Dom Mikel Koliqi, në përkujtim ndaj rezistencës antikomuniste.

Obelisku prej mermeri u vendos në vendin e vuajtjeve, atje ku prifti katolik kaloi disa vite inernim. Në ceremoni ishte i pranishëm ambasadori i Vatikanit ne Shqipëri Luixhi Bonaci, arqipeshkv i dioqezës Shkodër Anxhelo Masafra dhe zyrtarë lokal.

Ambasadori i Vatikanit lexoj mesazhin e papës ditën e vdekjes se Mikel Koliqit. Ndërsa bashkëvuajtesit e internimit folën mbi kujtimet e tyre dhe figurën e Koliqit.

Shtëpia ku jetoi periudhën e internimit, e rrënuar ka ende parullat komuniste. Si një dëshmi e epokës së egër të diktaturës kjo banesë mbart kujtimet e vuajtjes se jetës së Koliqit.

Dom Mikel Koliqi bëri 21 vite burg politik dhe 21 vite në internim.U lirua me amnistinë e vitit 1986. Më 28 nëntor 1994 u shugurua kardinal në Vatikan nga vetë papa Gjon Pali II. Vdiq më 27 janar 1997.