Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë të pranishmit në një shesh.
Ngjarja ka ndodhur në Mannheim të Gjermanisë, ndërkohë që në pamjet e rënda të publikuara në rrjet, shihet se si agresori sulmon të paktën dy persona, mes tyre edhe një polic të cilin e qëllon me thikë në kurriz.
Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person, i cili është identifikuar Michael Sturgenberger, kritiku i Islamit, partia e të cilit po zhvillonte një ngjarje në sheshin qendror të qytetit.
Në video kalimtarët përpiqen të ndalojnë sulmuesin me thikë, por ai shpëton dhe sulmon një oficer policie, duke e goditur me thikë pas shpine. Më në fund, një oficer tjetër qëllon mbi agresorin.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi incidentin dhe shpjegoi se nuk kishte asnjë rrezik për askënd tjetër të përfshirë.
Allahu-Akbar: Islam-Kritiker Michael #Stürzenberger wird bei einer Kundgebung in #Mannheim von einem streng gläubigen Messer-Moslem abgestochen!
Auch ein Polizist bekommt einen Stich in den Hals.https://t.co/gPPKqrXkkK pic.twitter.com/5ZW1PvzFbW— Hartes Geld (@Hartes_Geld) May 31, 2024