Ballina Kronika Shkodër/ Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit, nis hetimi për kreun...

Shkodër/ Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit, nis hetimi për kreun e njësisë së Postribës, 43-vjeçari në Velipojë vihet në pranga

126
0

Dy raste të kultivimit të kanabisit janë goditur në Shkodër, në kuadër të megaoperacionit ‘Territor i pastër’. Në Postribë u gjetëmn dhe sekuestruan 2946 bimë narkotike, për të cilën ka nisur hetimi për kryetarin e kësaj njësie administrative, R.M., 34 vjeç. Ndërsa në Velipojë, në fshatin Baks, u gjetën dhe asgjësuan290 bimë kanabisi, për të cilat u arrestua një 43-vjeçar, A.T., banues në Velipojë.

Njoftimi i Policisë: 

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në Postribë, gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Postribë, shtetasin R. M., 34 vjeç;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.