Ballina Slider Startojnë emocionet e para/ Kombëtarja niset për në Austri, administrata e FSHF-së...

Startojnë emocionet e para/ Kombëtarja niset për në Austri, administrata e FSHF-së përcjell Sylvinhon dhe kuqezinjtë drejt rrugëtimit të Euro 2024

141
0

Kombëtarja shqiptare mëngjesin e sotëm mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.

Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë. E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Të gjithë së bashku për të përjetuar një Europian fantastik!Ju priftë e mbara djema! Forca Shqipëria!