Ballina Kuriozitete Teknologjia rindërton fytyrën e njerëzve 4000 vite më parë në Skoci

Teknologjia rindërton fytyrën e njerëzve 4000 vite më parë në Skoci

56
0

Në Galerinë e Arteve të Perthit, teknologjia i ka ndihmuar njerëzit që të komunikojnë individë nga e kaluara, “ballë për ballë”. Rindërtimet, ndërthurin artin, antropologjinë, teknologjinë dhe arkeologjinë.

Ato bazohen në kafkat e gjetura në të gjithë Skocinë, duke përfshirë një grua nga epoka e bronzit që jetoi rreth 4000 vjet më parë, një burrë nga epoka e hekurit nga viti 500 pas Krishtit dhe burra e gra që jetuan gjatë periudhës mesjetare të Skocisë në shekujt 14 dhe 15.

Në këtë muze, vizitorët mund të shohin çdo hap të procesit të rindërtimit të fytyrës, nga kafka te fytyra e njeriut. Ajo që është më interesante është interaktiviteti që kanë vizitorët e kësaj ekspozite. Kjo sepse vetë vizitorët mund të jenë në gjendje për të ndërtuar modelet e fytyrës, në mënyrë dixhitale, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve apo të syve.

Koleksionet e muzeut kanë për qëllim të tregojnë historinë e njerëzve që kanë jetuar në Perth për 10,000 vitet e fund.

“Si pjesë e qasjes sonë për të provuar dhe humanizuar atë histori, ne kemi rikrijuar fytyra nga e kaluara duke përdorur provat e kafkave njerëzore dhe duke aplikuar teknika të asaj që quhet antropologji mjeko-ligjore. Ajo që mund të mësojmë për një vend të caktuar duke studiuar njerëzit është se si ata lidhen me njëri-tjetrin, çfarë lloj marrëdhëniesh kanë pasur, çfarë lloj jete kanë jetuar, sa mirë kanë qenë të lidhur me pjesën tjetër të botës. Dhe arkeologjia dhe antropologjia zbulojnë shumë prova që na tregojnë për ato gjëra”, tha Mark Hall, zyrtar i koleksioneve në Muzeun e Perthit dhe Galerinë e Arteve.

Secilës kafkë iu deshën rreth 50 orë për t’u rindërtuar. Për secilën kafkë u bë një skanim 3D.