Ballina Aktualitet Burgjet hapin dyert për 1 Qershor, lejojnë prindërit e dënuar të takojnë...

Burgjet hapin dyert për 1 Qershor, lejojnë prindërit e dënuar të takojnë fëmijët

32
0

Ky 1 Qershor ka qenë tepër i veçantë për një grup fëmijësh. Në ditën e tyre më të veçantë institucionet e sigurisë së lartë kanë hapur dyert që vogëlushët të kalonin këtë 1 Qershor në krahët e prindërve të tyre.

Burgu i Rrogozhinës, Tepelenës dhe IMK kanë organizuar këtë të shtunë takime mes fëmijëve dhe prindërve të cilët po vuajnë dënimin.

Në këtë 1 Qershor kur dashuria dhe ngrohtësia për të vegjlit nuk duhet të mungojë, autoritetet kanë arritur të bëjnë të mundur ëndrrën e shumë fëmijëve, që këtë festë të tyre ata ta kalojnë në gjirin e ngrohtë të prindërve.