Ballina Ekonomia Dyfishim rrogash, Mazniku: Rritja e pagave brenda verës, bashkitë të ristrukturojnë stafet

Dyfishim rrogash, Mazniku: Rritja e pagave brenda verës, bashkitë të ristrukturojnë stafet

28
0

Ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, takoi 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë për të diskutuar me ta nivelet e reja të pagave dhe formën se si duhet të ristrukturohet stafi i bashkisë.

Pagat e reja do të rriten ndjeshëm për punonjësit vendorë, gjë që do të zbusë edhe mungesën e stafeve në njësitë vendore, pasi punonjësit e të njëjtit profesion, do të kenë të njëjtën pagë në të gjitha bashkitë.

“Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page. E vetmja diferencë është që disa bashki të mos kenë disa klasa pagash. Ne besojmë që me këto nivele jemi konkurrues edhe me tregun privat”, tha Mazniku.

Për të arritur këtë objektiv, stafet e pushteteve vendore do të ristrukturohen.

“Aparati është ajo pjesë e strukturës suaj e cila duhet të merret në mënyrë ekskluzive vetëm me politik bërje, planifikimin, monitorimin dhe elementët rregullatorë. Agjencia e Funksioneve. Në këtë strukturë vendosen të gjitha ato funksione të cilat bashkia ka detyrë ligjore t’i bëjë.

Grupimi i tretë është agjencia e shërbimeve. Këtu kemi të bëjmë me ato shërbime të cilat bashkitë zgjedhin disa herë t’i ofrojnë vetë, disa herë, t’ia kontraktojnë ofrimin e këtij shërbimi një pale të tretë”, theksoi ai.

Rritja e pagave për pushtetin vendor do të ndodhë në muajin qershor dhe vendimi do të hyjë në fuqi brenda verës. Rritja e çmimeve kap nivelet nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike.