Ballina Politika Gjergj Hani: Me PD statusi i të përndjekurit politik do përfshihet si...

Gjergj Hani: Me PD statusi i të përndjekurit politik do përfshihet si vlerë financiare me të njëjtin vlersim të statusi i ish-ushtarakut

58
0

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Pjesë e prezantimeve ka qenë Gjergji Hani, Sekretar për të përndjekurit politikë.

Gjergji Hani:

Të nderuar zonja e zotërinj. Ky është moment historik. Për herë të parë Partia Demokratike e Shqipërisë do përmbushë misionin për të cilin lindi 33 vite më parë.
Mision të cilin e ka detyrim përballë historisë, dhe përgjegjësi politike ndaj shqiptarëve që kundërshtuan regjimin komunist, që solli një natë të gjatë e të errët në jetët e gjithë shqiptarëve. Natë e cila vazhdon të mbahet gjallë nga qeverisja 11 vjecare e neokomunistëve mavi. E ndërgjegjshme për rrolin e saj kyc në histori, Partia
Demokratike e Shqipërisë, me ndihmën dhe mbështetjen e idealeve mbi të cilat lindi, do të hedhë një dritë të re mbi të vërteta