Kryeministri Edi Rama pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e Rai 3, në emisionin Report në një intervistë ekskluzive për ta. Kjo intervistë vjen pas akuzave të ndërjsella të bëra në distancë që pas publikimit të reportazhit të parë.
Mediat italiane shkruajnë se emisioni Report e ka vijuar hulumtimin edhe në këtë episod të dytë në vendin tonë. Sipas tyre, hulumtimi i emisionit Report konsiston në mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat, sipas Report, kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.
Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, kryeministri shqiptar Edi Rama jep për herë të parë një intervistë për Report. Pas hetimeve të mëparshme për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, emisioni Report u kritikua ashpër nga dy kryeministra: ajo italiane Giorgia Meloni dhe ai shqiptar Edi Rama. Pavarësisht kësaj, rrugëtimi ynë vazhdon në anën tjetër të Adriatikut ku kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.
Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer edhe në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Reporti zbulon sesi një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Rezultat për të cilin deri tani misioni italian që zbarkoi në Shqipëri për ndërtimin e qendrave që do të presë emigrantët nuk mund të mburret.
Fillimi i aktiviteteve ishte planifikuar për datën 20 maj, por nga sa zbuluam duke vizituar kantieret, nuk do të flasim deri në nëntor. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë. Kështu kanë nisur të dalin emrat e kompanive të përfshira në hetime për korrupsion dhe manipulime të ofertave ose të lidhura me hetimin e Mafisë së Kapitalit. Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë për herë të parë një intervistë për Report.