Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergaj në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Për pasojë u arrestua shtetasi Bujar Musta, 65-vjeç, ndërsa vëllai tjetër u procedua në gjendje të lirë për arsye shëndetësore,
“Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve 65 vjeç dhe 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;
1 armë gjahu gjysmë automatike;
1 armë zjarri pushkë (trofe);
2 pushkë pneumatike;
1 armë pneumatike me dylbi të montuar;
1 palë dylbi;
1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi 65 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.