Ballina Kosovë ​Kurti uron Italinë për 78-vjetorin e Republikës

​Kurti uron Italinë për 78-vjetorin e Republikës

60
0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Italinë me rastin e Ditës Kombëtare.

Ai në 78-vjetorin e Republikës Italiane ka shprehur urimet e përzemërta për miqtë dhe aleatët italianë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të thellojmë lidhjet tona bazuar në përkushtimin tonë për demokraci, përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në X.

Më 2 qershor 1946, në një referendum, italianët votuan për ta kthyer Italinë nga monarkia në Republikë.

Pas 85 vjetësh mbretëri, me 12 milionë e 718 mijë e 641 vota pro dhe 10 milionë e 718 mijë e 502 kundër, Italia bëhet Republikë.

Më 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez dhe 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara – ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar Deklarata e Pavarësisë.