Ballina Sport Messi shënon gol spektakolar, por falë një autogoli qesharak nga Suarez nuk...

Messi shënon gol spektakolar, por falë një autogoli qesharak nga Suarez nuk arrihet fitorja/VIDEO

29
0

Përderisa kampionatet më të forta evropiane kanë përfunduar, në MLS vazhdon të luhet futbolli rregullisht.

Natën e mbrëmshme është zhvilluar xhiro e 18-të, ku Inter Miami është takuar para adhuruesve të vet me St. Louis City dhe ka barazuar 3-3.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku nuk kanë munguar golat fantastik, megjithatë skuadra e Lionel Messit nuk ka arritur më shumë se një barazim.

Ylli argjentinas realizoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 25-të, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Luis Suarez barazoi shifrat në 2-2 në minutën e fundit të shtesës së pjesës së parë, derisa Jordi Alba që kishte bërë dy asistime barazoi shifrat në 3-3 pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Inter Miami do ta fitonte këtë takim nëse Luis Suarez nuk do ta shënonte një autogol qesharak.

Sulmuesi uruguaian shënoi në portën e tij sikur të ishte duke shënuar në portën e kundërshtarëve, megjithatë përkundër barazimit Inter Miami mbetet në pozitën e parë.

Messi dhe Suarez janë top shënuesit e skuadrës së tyre me nga 12 gola, derisa argjentinas ka edhe 14 asistime.