Ballina Kronika Një tjetër viktimë në vendin e punës, 60-vjeçari transportohet në spital pa...

Një tjetër viktimë në vendin e punës, 60-vjeçari transportohet në spital pa shenja jete

48
0

Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete sot në Bulqizë. Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë. Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë. Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.