Ballina Rajoni Policia serbe arreston shqiptarin e Kosovës për krime lufte

Policia serbe arreston shqiptarin e Kosovës për krime lufte

31
0

Policia kufitare serbe në Merdare bën me dije sa ka arrestuar një shtetas shqiptar të Kosovës, i dyshuar për krime lufte.

Sipas ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiç, shtetasi Tefik Osmani u ndalua pasditen e 1 qershorit pasi dyshohet se ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë.

“Mustafa, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në deklaratat e dëshmitarëve përmendet si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviç dhe Predrag Millosheviç, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë–Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët. Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, shkroi Daçiç.

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.