Ballina Politika “Taksa e sheshtë 9%, tatim fitim 9% dhe 9% për profesionet e...

“Taksa e sheshtë 9%, tatim fitim 9% dhe 9% për profesionet e lira”/Propozimet e PD për Ekonominë, Basha: Çlirojnë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë

38
0

Kreu i PD ndau me qytetarët një tjetër pjesë të rëndësishme të programit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme, slogani i të cilit është “Shqipëria meriton më shumë”, atë për zhvillimin ekonomik-sipermarrjen, klimën e biznesit, taksat, investimet publike, infrastrukturën dhe energjinë.
Gjatë fjalës së djeshme kreu i PD thekson se me propozimet e ekipit të tij, i jepet fund “kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes së sipërmarrjes shqiptare, shpunësimit, emigracionit të trurit dhe varfërisë…”
“Ekonomia shqiptare meriton më shumë, sipërmarrja shqiptare meriton më shumë dhe ne pa asnjë hezitim do të t’i japim taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira”- deklaroi kreu i PD nga kuvendi programor.

Postimi i Bashës me ekspertët:

Shqipëria meriton më shumë!
Arbi Agalliu, Sokol Ndoka, Mateo Spaho dhe Azmer Duleviç shpalosën propozimet e ekipit tonë për çlirimin e potencilait të jashtëzakonshëm të Shqipërisë për:
ZHVILLIMIN EKONOMIK-SIPËRMARRJEN, KLIMËN E BIZNESIT, TAKSAT, INVESTIMET PUBLIKE, INFRASTRUKTURËN & ENERGJINË
#ShqipëriaMeritonMëShumë