Ballina Kronika Tiranë/ Po lyente shtëpinë, 60-vjeçari rrëzohet dhe vdes

Tiranë/ Po lyente shtëpinë, 60-vjeçari rrëzohet dhe vdes

30
0

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kombinat,  pasi teksa lyente shtëpinë e tij është rrëzuar aksidentalisht.

Policia bën me dije se 60-vjeçari i identifikuar me inicialet A.P. ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.