Ballina Europë Tragjedi në ajër/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy avionë, ndërron jetë njëri...

Tragjedi në ajër/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy avionë, ndërron jetë njëri prej pilotëve

165
0

Dy avionë Yakovlev Yak-52, janë përplasur ‘kokë më kokë’ teksa merrnin pjesë në një stërvitje me gjashtë avionë në aeroportin Beza në Portugalinë jugore, duke lënë të vdekur njërin prej pilotëve.

 “Forcat Ajrore me keqardhje njoftojnë se në orën 16:05 (me orën lokale) teksa po zhvillohej Beja Air Shoë, dy avionë u përplasën gjatë një shfaqjeje ajrore”, thuhet në njoftimin e shkurtër për shtyp, ku nuk thuhet nëse aksidenti ka shkaktuar viktima.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se një pilot ka humbur jetën nga rrëzimi i avionit pas përplasjes.

Momenti i përplasjes është kapur nga fotografët e pranishëm në Beja Air Show, ndërsa në një video të postuar në Platformën X shihet edhe rrëzimi i avionit në tokë.