Ballina Europë Gjermani/ Policia zbulon serat me 800 bimë kanabis, arrestohen 5 shqiptarë

Gjermani/ Policia zbulon serat me 800 bimë kanabis, arrestohen 5 shqiptarë

36
0

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia të dyshuar si kultivues të dy serave me kanabis, të zbuluara Gadebusch dhe Bad Kleinen.

Sipas mediave gjermane, në këto sera u gjetën të kultivuara 800 rrënjë kanabisi, si dhe pajisje për rritjen e tyre në mënyrë artificiale.

Shqiptarët, të moshave nga 22 deri në 42 vjeç ndodhen në paraburgim dhe po hetohen për trafikim të lëndëve narkotike.