Përsëritet skema. Teza e anglishtes është publikuar në rrjete sociale 30 minuta pas nisjes së testit të Gjuhës së Huaj.
Në rrjete sociale është publikuar variant i tezës B të Anglishtes.
Ndërkohë provimi vijon deri në në orën 12:30. Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike.
“Sot është një ditë e rëndësishme për rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të kryejnë Provimet e Maturës Shtetërore, duke filluar me gjuhën e huaj, gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematikën dhe më pas me lëndët me zgjedhje. Ky moment shënon përfundimin e një etape dhe hapjen e kapitullit të ri në rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe aftësimit tuaj të mëtejshëm,” u shpreh ministrja.