Procedohet në gjendje të lirë një 55-vjeçar. Mësohet se 55-vjeçarit A.C në dalje të vendit në Kakavijë, i është gjetur gjatë kontrollit një çantë me 12 mijë euro të padeklaruara.
55-vjeçari si pasojë është proceduar në gjendje të lirë dhe me rastin do të merret Prokuroria Gjirokastër.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.
Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi A. C., të cilit iu gjetën në çantë 12 000 euro, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 55 vjeç, banues në Berat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.