Ballina Kosovë Deputeti i PDK: Qeveria e Kosovës e mbushur me spiunë, duhet spastrim

Deputeti i PDK: Qeveria e Kosovës e mbushur me spiunë, duhet spastrim

46
0

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar qeverinë e Kosovës se është e mbushur me spiunë serb. Ai tha se duhet një spastrim i qeverisë dhe pasi bashkëpunëtorët e Beogradit kanë postet më të larta në qeveri.

“Duhet një spastrim. Prandaj duhet luftacioni. Ka njerëz që kanë qenë në listat e Milošević dhe kanë ardhur në pozitat e zv. ministrave në qeverinë tonë. Janë më emra me mbiemra dhe e sheh ministrin e shëndetësisë, ministrin e arsimit.

Pra ky është shqetësimi që duhet të kemi ne. Ne na është riinstaluar dhe një herë pjella komuniste e regjimit të Serbisë. Kjo kategori është e instaluar në të gjitha institucionet e shërbimet e inteligjencës”, tha Berisha i ftuar në Euronews Albania.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës po diskrriminon veteranët e luftës, të cilët janë arsyeja pse Kosova është sot një shtet i lirë.

“Nuk mund të bëhet shteti me pjesëtar të Serbisë brenda tij. Nuk është tragjikë që kanë qenë bashkëpunëtor, se nuk kishin ku të shkonin, por tani nuk mund të vrapojnë për të qenë pjesë e vendimmarrjes.

Kanë bërë dhe thirrje që t’i përjashtojnë veteranët nga paga minimale. Këto janë kategoria që luftuan që të kemi shtet e tani, na vijnë këto të Serbisë e duan te degjenerojnë dhe këtë kategori”, tha ai.