Ballina Kulturë “Gratë e Tiranës” / Një ekspozitë për Artin dhe Solidaritetin në Piramidën...

“Gratë e Tiranës” / Një ekspozitë për Artin dhe Solidaritetin në Piramidën e Tiranës

24
0

Ekspozita “Gratë e Tiranës” është një nismë e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës dhe synon të mbështesë gratë artiste të qytetit, të cilat deri tani nuk kanë pasur mundësinë të ekspozojnë pikturat e tyre për publikun.

Pjesëmarrëset janë nga mosha 12 vjeçare e deri pensioniste, vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe kanë profesione nga më të larmishmet. Qëllimi i ekspozitës është që këto gra pjesëmarrëse, nëpërmjet punëve të tyre dhe rrjetit artistik që po krijojnë, të mbështesin gra të tjera në nevojë në qytet.

Ekspozita ka pasur shumë interes nga publiku në rrjetet sociale. Ajo do të jetë një projekt jokonvencional që do të synojë të sjellë në vëmendje të publikut lidhjen e punimeve fizike të autorëve me mbështetjen e tyre online dhe është e para ekspozitë që po synon të ketë një kënd të veçantë për pikturën digjitale, si një drejtim i artit pamor që nuk ka pasur vëmendjen e duhur. Ekspozita do të hapet në datën 5 qershor te Piramida e Tiranës dhe do të qëndrojë e hapur deri në 8 qershor.