Ballina Europë Iu mbijetoi dy Luftrave Botërore, por jo përmbytjeve! Shkatërrohet kalaja Falkenstein në...

Iu mbijetoi dy Luftrave Botërore, por jo përmbytjeve! Shkatërrohet kalaja Falkenstein në Gjermani

200
0

Shirat e vazhdueshme në Gjermaninë jugore kanë bërë që kalaja Falkenstein në Flintsbach të shkatërrohet.

Kalaja Falkenstein ka arritur të mbijetojë edhe gjatë dy Luftrave Botërore, por se përmbytjet e kanë lënë atë pa mure.

“Përroi kishte lënë shtratin e tij dhe kishte rrjedhur nëpër oborrin e kështjellës. Uji shpërtheu pjesë të murit të kështjellës dhe rrënojat arritën në shtëpitë poshtë me ujë”, thotë komandanti i zjarrfikësve Jorg Benkel për BILD.

Kalaja, e ndërtuar rreth vitit 1300 ndodhet pranë kufirit austriak dhe është një destinacion i preferuar për alpinistët. Kulla e kalasë është e populluar.