Ballina Kronika Mediat greke “masakrojnë” Belerin, Artan Hoxha: Dëshmia e tij liroi Bledar Jambellin,...

Mediat greke “masakrojnë” Belerin, Artan Hoxha: Dëshmia e tij liroi Bledar Jambellin, vrasësin e kryekomisarit Artan Cuku

40
0

Ndërsa Greqia po shkon drejt zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, media greke ka botuar disa artikuj për Fredi Belerin, që është në listën e kandidatëve të partisë qeverisëse të kryeministrit, Mistotakis. Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se mediat greke janë marrë me rastin e lirimit të Bledar Jambellit, të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku, pas dëshmisë së Belerit si ai ishte homogjen dhe mbjtës i interesave greke dhe thonë se si është e mundur që Gjykata e Lartë merr dëshminë e Belerit dhe liron një vrasës dhe jo faktet e shtetit shqiptar.

“Meqë Greqia është në kulmin e fushatës, mediat greke kanë bërë një hulumtim. Është një gazetar shumë i njohur në Greqi dhe kanë botuar një seri shkrimesh, duke treguar vendimet që ka marrë drejtësia greke nën ndikimin e politikës greke. Flitet për vrasësin e kryekomisarit, dëshmorit të atdheut Artan Cuku. Kanë marrë dosjen nga Gjykata e Lartë dhe e kanë çuar te qeveria greke që s’ka ditur ç’të thotë.

Lirimi i Bledar Jambellit në 2019 ishte pas dëshmisë së Fredi Belerit në statusin e drejtuesit të minoritetit grek në Shqipëri. Ai thotë se Jambelli është mbrojtës i kauzës helene, me ndërgjgje të lartë kombëtare, mbrojtës i kishave greke etj.

Media greke thotë se si është e mundur që Gjykata e Lartë merr dëshminë e Belerit dhe liron një vrasës dhe jo faktet e shtetit shqiptar.

Në janar 2022, Bledar Jambelli, bashkë me Kristaq Lecin, përfshihen në një ngjarje në qendër të Athinës dhe janë plagosur 5 persona në Voula, ngjarje që shqetësoi shumë opinionin vendas. Pas pesë muajsh u kap Jambelli”-tha Hoxha.