Ballina Sport Modriç ia prishi menjëherë planet Mbappes, francezi u refuzua si Ronaldo

Modriç ia prishi menjëherë planet Mbappes, francezi u refuzua si Ronaldo

63
0

Reprezentuesi francez Kylian Mbappe do të veshë fanellën e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi u zyrtarizua të hënën, dhe tashmë nga Franca kanë mbërritur informacione të reja që zbulojnë se çfarë numri do të veshë francezi sezonin e ardhshëm.

E famshmja Le Parisien raporton se Mbappe do të veshë fanellën ikonike me numrin “9” të Madridit sezonin e ardhshëm. Numri që mbeti i pashfrytëzuar këtë sezon pas largimit të Karim Benzemas dhe pritej përforcimi i radhës i madh në sulm që do të merrte fanellën në fjalë.

Megjithatë, francezët shkruajnë se “nënta” nuk ishte zgjedhja e preferuar e Mbappes, e radhës pas “shtatës” ishte “dhjetëshja” e Modricit. Që nga viti 2018, Mbappé ka veshur numrin shtatë në PSG, ndërsa që nga i njëjti vit ka mbajtur numrin dhjetë në kombëtaren franceze. “Shtatëshja” është në duart e Vinicius Junior, ndërsa “dhjeta” do të bëhet e lirë vetëm verën e ardhshme, kur maestro kroat pritet të largohet nga klubi.

Ky zhvillim i situatës bën një paralele me ardhjen e Cristiano Ronaldos në Klubin Mbretëror, ai mbajti numrin nëntë në sezonin e parë me fanellën e bardhë, përpara se të bëhej “CR7” në sezonin e ardhshëm.