Ballina Bota Një ditë nga zgjedhja e presidentes, sulm vdekjeprurës ndaj kryebashkiakes

Një ditë nga zgjedhja e presidentes, sulm vdekjeprurës ndaj kryebashkiakes

73
0

Kryetarja e bashkisë së Cotija në Meksikë, Yolanda Sánchez Figueroa, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona të panjohur mbrëmjen e së hënës.

Sipas mediave të huaja, të panjohurit i zunë pritë Figueroas teksa ajo hynte në një palestër me truprojën e saj. Kryebashkiakja ka mbetur e plagosur në vendngjarja gjatë shkëmbimit të të shtënave, ndërsa ka ndërruar jetë pasi u dërgua në spital.

Figueroa u rrëmbye në shtator të vitit 2023 në qytetin e Zapopanit, kur persona të armatosur i zunë pritë makinës së saj ndërsa ajo po ngiste pa sigurim. Në atë kohë, në fakt, ishte bërë e ditur se një nga organizatat kriminale aktive në Meksikë kishte kërcënuar me vdekje Figueroa-n para rrëmbimit të saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë pas fitores triumfuese të Claudia Sheinbaum në zgjedhjet presidenciale të vendit. Sheinbaum është presidentja e parë femër pas 200 viteve pavarësi të Meksikës.