Ballina Politika “Paratë për programin e PD janë në buxhet”, Taulanda Jupi: Ato që...

“Paratë për programin e PD janë në buxhet”, Taulanda Jupi: Ato që qeveria i çon tek inceneratorët dhe koncesionet korruptive, PD do i çoj për qytetarët

26
0

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, i është përgjigjur pyetjes se ku do të gjenden paratë për të realizuar PD programin e saj nesër në qeverisje. Jupi tha se paratë janë aty dhe sot kjo qeveri i çon për afera korruptive si inceneratorët, koncesionet dhe PPP. Ajo tha se zotimi i PD është për një mirëqeverisje dhe mirëmenaxhim të parave të taksapaguesve dhe luftë me çdokënd që tenton të keqpërdori financat publike që tenton të keqpërdor fondet publike.
Jupi gjithashtu u shpreh se “duhet mekanizma, duhet vizion, duhet dhe programe të qarta si ky që ka paraqitur Partia Demokratike, që çdo familje, çdo grua dhe çdo burrë, çdo vajz e çdo djalë ta ndjej veten të përfaqësuar tek ky program”.

Pjesë nga intervista e anëtares së Kryesisë, Taulanda Jupi:

Paratë janë aty. Ulja e taksave dhe formalizimi i ekonomisë, padyshim që në arkën e shtetit do të bëjë që ato para që janë aty të shfrytëzohen në të mirën e qytetarëve. Le t’i kujtojmë qytetarëve sot se sa miliona euro shkojnë për inceneratorët, sa miliona euro shkojnë për PPP dhe koncesionet. Paratë janë aty sepse ato janë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo që Partia Demokratike premton sot, është mirëqeverisja dhe mirëmenaxhimi dhe një luftë me çdokënd që tenton të keqpërdori financat publike që tenton të keqpërdor fondet publike. Ashtu siç gjithë këtë kohë kemi thënë që duhet të mbajnë përgjegjësi gjithkush që ka abuzuar me besimin e qytetarëve, ka abuzuar me besimin që u jep vota e qytetarëve, duhet të shkojë përpara drejtësisë. Kur e themi për të tjerët, standardi për ne është i padiskutueshëm. Arka e shtetit mbushet nga taksat e shqiptarëve dhe ato taksa duhet të përdoren vetëm në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Në të mirë të çdo familje shqiptare, në të mirë të të rinjve, të grave dhe vajzave të cilët duhet patjetër të besojnë që po, Europën mund ta ndërtojnë këtu. Nuk kemi pse mjekët tanë t’i detyrojmë të largohen nga Shqipëria. Nuk ka asnjë arsye pse të rinjtë tanë të largohen nga Shqipëria. Nuk ka asnjë arsye pse familje të tëra duhet të lënë sot Shqipërinë dhe të largohen në emigrim dhe në ekzil të përjetshëm. Sepse Shqipëria rrezikon shpopullimin. Është e vërtetë që ky komb në periudha të caktuara të historisë së vet është kërcënuar nga ikja. Por tashmë është bërë një luftë e cila duket sikur është e pafitueshme. Prandaj duhen mekanizma, duhet vizion, duhet dhe programe të qarta si ky që ka paraqitur Partia Demokratike, që çdo familje, çdo grua dhe çdo burrë, çdo vajz e çdo djalë ta ndjej veten të përfaqësuar tek ky program dhe të kthehet shpresa. Se po mund të ndërtohet Shqipëria mjafton të zgjidhen njerëz të pakorruptuar për ta drejtuar Shqipërinë.