Prefekti i Qarkut Vlorë, Vangjel Tavo është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në SPAK.
Ai është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i vetëm rreth orës 10:00 dhe ka qëndruar për rreth 40 minuta.
Pasi u mor në pyetje, Tavo deklaroi se u mor në pyetje si person në dijeni për një kallëzim të bërë në vitin 2021.