Ballina Kronika Përndjekje, kërcënim dhe ushtrim i dhunës, një në pranga dhe tre të...

Përndjekje, kërcënim dhe ushtrim i dhunës, një në pranga dhe tre të tjerë të proceduar

138
0

Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar një 22-vjeçar pasi drejtonte një motomjet pa patentë dhe në gjendje të dehur, ku më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Procedohet në gjendje të lirë një 64-vjeçar me inicialet Q.P pasi ka përndjekur dhe kanosur një 43-vjeçare. Dy persona të tjerë janë proceduar ku një 19-vjeçar ka goditur me grusht arbitrin gjatë një ndeshjeje si dhe një 40-vjeçar ka përplasur një automjet me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një ndeshjeje futbolli, ka goditur me grusht arbitrin.

Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin B. B., 22 vjeç, banues në fshatin Romës, Fier, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.    

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. P., 64 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur një 43-vjeçare.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.