Ballina Aktualitet Qira super të shtrenjtë, apartamenti i të pasurve ku jeton Ahmetaj ‘trazon’...

Qira super të shtrenjtë, apartamenti i të pasurve ku jeton Ahmetaj ‘trazon’ politikën lokale në Zvicër! Kërkohet interpelancë: Si iu dha banesa?! Është i regjistruar?

100
0

Si mundet që një ish politikan i nivelit të lartë, nën hetim për krime shumë të rënda, banon në një ndërtesë në pronësi të bashkisë? Kjo është pyetja e madhe që kanë ngritur në Zvicër për Arben Ahmetajn, qëndrimi i të cilit në Lugano ka filluar të shqetësojë jo vetëm komunitetin atje por edhe politikën lokale. Në drejtim të Bashkisë së Luganos dhe autoriteteve të tjera vendore është kërkuar një interpelancë për informacion rreth Arben Ahmetajt që jeton ne nje vile luksoze nga këshilltarët lokalë Raoul Ghisletta, Edoardo Cappelletti dhe Mattea David.

Ata pyesin nëse Bashkia e Luganos “konfirmon që ndërtesa në Via S. Franscini i përket qytetit të Luganos” dhe nëse “a është në dijeni nëse ish-zëvendës kryeministër shqiptar dhe partnerja e tij banojnë rregullisht atje?”. Nënshkruesit e pyetjes duan gjithashtu të dinë nëse “ndarja e akomodimit të qytetit për personat e përmendur konsiderohet e rregullt?”.

Mediat zvicerane lokale, të kantonit italishtfolës Ticino, shkruajnë se janë interesuar të autoritetet lokale, janë pyetur drejtuesit e departamenteve të Pasurive të Paluajtshme dhe të Sigurisë, për të marrë pikërisht përgjigjen e këtyre pyetjeve ndërsa janë informuar se është e vërtetë që ndërtesa është në pronësi të bashkisë, ndërsa për emrin e Ahmetajt thonë se nuk e kanë parë kurrë.

Kjo konsiderohet normale duke qenë se apartamenti është në emër te partneres se tij Erjola Hoxha e cila ka firmosur kontratën, edhe pse Ahmetaj si të gjithë qytetarët, është ende i detyruar të regjistrohet sipas ligjit dhe deri tani nuk e ka bërë këtë. Të njëjtat burime thonë se qiraja për apartamentin nuk është dhënë me çmim të ulët, por një qira shumë e shtrenjtë, ndërsa në të njëjtin banesë kanë qëndruar persona shumë njohur VIP edhe më parë.

Mediat shkruajnë gjithashtu se prania e Ahmetajt në Lugano nuk është e rastësishme, duke e lidhur këtë edhe me disa raportime të mëparshme se gjithsej 1.8 milionë euro do të ishin transferuar nga bankat shqiptare në llogari të një dege të Credit Suisse në Lugano të një prej ortakëve të Ahmetajt. Për të hedhur dritë mbi këto transferta të majme nga Shqipëria, SPAK kërkoi informacion përmes një letërporosie në Zvicër, ndërsa Ministria Publike e Konfederatës dërgoi dokumentet e kërkuara në tetor 2023.

Por raportohet edhe një lidhje tjetër e Ahmetajt, pikërisht me Luganon, qytetin ku po jeton në një apartament super luksoze.  Kompania e inceneratorit Integrated Energy BV ka transferuar paratë pikërisht në Lugano, ku kishte një llogari në Arner Bank, mbi të cilën Mirel Mërtiri kishte prokurë. Një kompani në Zvicër, 3DDD Sëiss Trading SA, merrte transferta të majme nga  një llogari që i përkiste inceneratorit të Tiranës. Kompania është themeluar nga një shtetas shqiptar me banim në Itali dhe që zotëron një tjetër kompani në kantonin e Ticinos, Drax Consult SAGL . Vetë Drax Consult ishte në qendër të një skandali më parë në Zimbabve.

Sa i përket çështjes së azilit, mediat zvicerane thonë se ende ka pikëpyetje për t’u pranuar sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Ahmetaj eshte ne kerkim nderkombetar që prej korrikut 2023 për dosjen e inceneratoreve, ndërsa burime bëjnë me dije se hetimet pritet të mbyllen brenda muajit qershor./shqiptarja.com